Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim Janko Cerkvenik, kryetarin e Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë, dhe Franci Petek, Komandant Nderi i Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë.
Rama përmes një postimi në Facebook, tha se me Cerkvenikun dhe Petekun diskutuan për krijimin e Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetar në Prishtinë.
“Shkëmbyem përvoja dhe diskutuam se si mund të ndihmojmë në krijimin e Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë në Prishtinë. Kryeqyteti mbetet gjithmonë i hapur për bashkëpunime që ndihmojnë në forcimin e sigurisë dhe gatishmërisë sonë për emergjenca”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës