Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i ka reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku pasi që ky i fundit ka publikuar një video në të cilën ka thënë se pushteti i VV-së për katër vite mandat shtroi dy kilometra rrugë.
Me anë të një postimi në Facebook, Durmishi ka thënë se Abdixhiku po gënjen ndërsa ka potencuar se gjatë këtij mandati gjithsej janë shtruar mbi 450 km rrugë në total dhe shumë të tjera janë në proces, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Debutanti Lumir Abdixhiku ka kaluar në një nivel tjetër të fushatës kundër vetes, me të vetmen armë, shpifjen. Përveç të gjitha të pavërtetave që i ka thënë fund e krye për rrugët, edhe pamjet me të cilat e ka shoqëruar videon janë vet projektet që janë nisur nga etërit e tij politik.
Por, për të mos rënë në nivel të tij dua ta bëj një sqarim,
Brenda këtij mandati po përfundojmë dy rrugët e mëdha, Prishtinë-Podujevë dhe Prishtinë-Mitrovicë, të nisura jo vite, por më shumë se një dekadë më parë.
Brenda këtij mandati kemi paguar shumë borxhe të trashëguara që mentaliteti i sojit të tij politik ja lanë vendit ku pa para të ndara niseshin projekte për fushatë. Gjetëm 347 milion euro kontrata të nënshkruara e buxhet vetëm 70 milion euro. Gjetëm borxhe për shpronësime në vlerë 184 milion euro.
Brenda këtij mandati, e kemi nisur e po ecë mbarë rruga Prishtinë-Pejë, ku vetëm në një aks i kemi shpëtuar 150 milionë euro.
Na kanë vonuar shumë, por do t’ia dalim edhe në dy rrugë që pikërisht ai mentalitet i ka tërthuruar si mos më keq, rrugët Prishtinë-Gjilan dhe Dollc-Gjakovë.
Lumir Abdixhiku mos gënje sepse:
Vetëm në veri të vendit kemi shtruar mbi 65 km rrugë me asfalt dhe 100 km janë në proces. Ndërkaq, ati yt politik, kryetari yt i nderit, si Kryeministër ka shkuar në atë pjesë vetëm për një përurim, madje urë, që ishte projekt i KFOR-it. Shkuarja për shkak të bandave kriminale ishte bërë nëpërmjet rrugëve malore madje.
Gjatë këtij mandati gjithsej kemi shtruar mbi 450 km rrugë në total dhe shumë të tjera janë në proces.
Është hera e parë që ministria jonë ka financuar projekte në të gjitha komunat e Kosovës pa e diskriminuar asnjë komunë të vetme. Kjo asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. 175 projekte të reja në komuna janë financuar nga ne.
Veç në projektin që ti tentove ta vjedhësh si projekt duke e shitur si investim të LDK-së në Pejë e që ishte i ministrisë sonë janë 6 km asfalt.
Lumir Abdixhiku, ndoshta veç një rrugë nuk do të mund ta shtrojmë sepse është e kundërligjshme dhe kalon mbi pronën e shpinën e qytetarëve, ajo është rruga “Shahin Kolonja”, që ti dëshiron më forcë të pushtetit në Prishtinë të shkelesh mbi çdokënd vetëm që të bëhesh me rrugë.
Lumir, mos gënje./Arbresh.info
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...