Drejtoria e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i telefonëve mobil nga nxënësit dhe mësimdhënësit në ambientet e shkollave.
Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se ky vendim vjen si reagim ndaj rasteve të fundit, ku përmes sfidave dhe lojërave elektronike janë shkaktuar vetëlëndime të nxënësve.
“Për këtë arsye, drejtori i Arsimit, Albanez Tahiraj, ka nënshkruar vendimin për ndalimin e plotë të përdorimit të telefonëve gjatë orarit mësimor në të gjitha institucionet shkollore”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se Drejtoria e Arsimit në këtë komunë mbetet e përkushtuar për monitorimin e zbatimit të këtij vendimi, po ashtu ka apeluar tek prindërit që të rrisin kujdesin ndaj fëmijëve të tyre./Arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë