Futja “nën kontroll” e dhunuesve/ Kështu bëhet koordinimi i qendrave dhe alarmimi kur viktima është në rrezik

14:17 | 10 Dhjetor 2024
E.G

Viktimat e dhunës në familje prej sot pritet të ndihen më të sigurta pasi që më në fund është lansuar projekti i hallkave elektronike për monitorimin e dhunuesve.

Këto byzylykë do të vendosen në dorën ose këmbën e dhunuesit ose të dyshuarit, shkruan Arbresh.info.

Nëse dhunuesi është në zonën e viktimës atëherë ka thyerje të rregulla dhe në momentin që largohet bën alarmi që tregon që nuk ka thyerje të rregullave.

“Rrjedhimisht përcaktohen zonat e ndalimit dhe zonat e kufizimit të viktimës nga dhunuesi. Zona e parë është zona e ndalimit, ndërsa kjo rrezja e dytë është zona e kufizuar. Me të kuqe është dhunuesi dhe është në zonën e viktimës dhe tregon që ka shkelje të rregullit. Në momentin që del nga zona e ndaluar te zona “Bahter” (e kufizuar)  fillon me ardh alarmi që nuk ka thyerje të rregullave apo zonës së ndaluar” , shpjegohet gjatë prezantimit të pajisjeve.

Sistemi monitorohet 24/7 nga tetë qendra monitoruese në Policinë e Kosovës si dhe në Qendrën Koordinuese të Drejtorisë së Përgjithshme.

Të gjitha qendrat koordinohen mes vete.

Zonat statike të cilat viktima mund të ketë shtëpinë e saj, punën, shkollën.

Ndërsa zonat dinamike janë ato rreth viktimës të cilat përcaktohen me vendim të gjykatës.

“Viktima dhe dhunuesi mund të takohen rastësisht dhe gjatë takimit të tyre kjo zona dinamike e mundëson njoftimin te qendra monitoruese që është afër dhe varësisht nga rasti mund të njoftohet viktima apo dhunuesi. “, thuhet tutje gjatë prezantimit.

Në momentin që dhunuesi hyn në zonën e ndaluar, mesazhet fillojnë të shkojnë sistematikisht çdo sekonda dhe njoftohet gjithashtu edhe viktima.

Këtë rast është punë e zyrtarëve në qendra monitoruese, të cilët mund të dërgojnë patroll.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti këtë projekt hap gjigant në mbikëqyrje të të gjithë personave që kanë tronditur mbarë shoqërinë dhe kanë këputur jeta.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se kjo është një ndër projektet më të rëndësishme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave në Kosovë.

Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike të personave ka 9 vjet që ka hyrë në fuqi, por deri më sot nuk është gjetur zbatim.

Ky projekt është lansuar brenda fushatës 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Pajisjet elektronike të monitorimit, pas vendimit gjyqësor, do t’i vendosen çdo personi që ka kryer vepër penale./Arbresh.info/ Erolinda Gashi/

 

Të ngjashme