63-vjeçarja humb jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë

13:56 | 10 Dhjetor 2024
R J

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Durrës-Tiranë”.

Mësohet se një person i moshës 43-vjeçare, i cili ishte duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 63-vjeçare, e cila si pasojë e përplasjes dhe për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

“Ndërkohë lidhur me drejtuesin e automjetit, policia njofton se po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme