Edoardo Bove, e kishte shokuar botën e futbollit, kur pak ditë më parë kur u ‘shemb’ në tokë në ndeshjen mes Fiorentinës dhe Interit.
Futbollisti i Fiorentinës, pësoi sulm në zemër e të gjithë iu frikësuan më së keqes, transmeton Klankosova.tv
Por, fatmirësisht gjërat shkuan më mirë se mendohej për Boven dhe ai tani dalëngadalë po e merr veten.
Sipas mediave italiane, 22-vjeçari iu nënshtrua në mëngjesin e sotëm një intervenimi kirurgjik për vendosjen e defibrilatorit nënlëkuror.
Raportohet se operimi u krye me sukses në repartin e aritmologjisë në spitalin Careggi në Firence.
Ai gjendet i shtruar në këtë spital që nga e mërkuar e kaluar pas kolapsit që e pësoi në fushën e blertë më 1 dhjetor në duel me “Nerazzurrët”.
Futbollisti pritet të lirohet nga spitali mes së enjtes dhe të shtunës së kësaj jave.
Atij i nevojitet të pushojë një kohë dhe më pas konstatimet e mjekëve do të tregojnë nëse do të jetë në gjendje apo jo t’i rikthehet më futbollit.
Natyrisht, me defibrilator ai do ta ketë të vështirë të luajë më në Itali pasi Federata Italiane e ka ndaluar një gjë të tillë.
Falë intervenimit të stafit mjekësor të dy klubeve, Fiorentinës e Interit, Bove mbërriti në institucionin shëndetësor me një problem që rezultoi të ishte i natyrës kardiake.
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...