Ligji për gjuhet që avancon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të shqyrtohet nesër në një seancë te Gjykatës Kushtetuese në orën 09:30.
Ligji i shumë përfolur muajt e fundit, për përdorimin e gjuhëve ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e kësaj gjykate ndërsa Lënda që lidhet me kundërshtimin e tij, përfshin 13 iniciativa të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019,një vit pas miratimit ma 2018.
Para Gjykatës Kushtetuese edhe sot po qëndrojnë anëtarë të Koalicionit Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim në opozitë. Ata më 8 dhjetor njoftuan nisjen e iniciativës “Roja e Gjuhës”, një veprim që sipas tyre synon të ndalojë tendencat politike që minojnë Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit./rtk
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...