Kosova importon mbi 476 mijë kilogramë mjete piroteknike, vlera mbi 860 mijë euro

12:38 | 10 Dhjetor 2024
R J

Festat e fundvitit shpesh shoqërohen me përdorimin e mjeteve piroteknike, të cilat po rrisin përdorimin dhe shpenzimet për fishekzjarre

Sipas të dhënave që i ka siguruar Arbresh.info nga Dogana e Kosovës, deri më 6 dhjetor 2024, janë importuar mbi 476 mijë kilogramë mjete piroteknike në Kosovë, me një vlerë totale prej 868 mijë e 633 euro.

Ky import ka pësuar rritje krahasuar me vitin e kaluar, ku ishin importuar 425 mijë kilogramë, që tregon një rritje prej mbi 50 mijë kilogramësh në 2024.

Importuesit kryesorë janë Kina dhe Shqipëria.

Kina është vendi më i madh nga i cili Kosova importon këto mjete, me mbi 441 mijë kilogramë, ndërsa Shqipëria ka eksportuar 33 mijë e 760 kilogramë./Arbresh.info/

Të ngjashme