Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin me titull “Dimensioni gjinor i korrupsionit”.
Me këtë rast presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se barazia gjinore në institucione ofron më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje.
Sipas saj, sa më shumë që ka barazi gjinore, aq më efektive është lufta kundër korrupsionit.
“Kjo çështje prek thellësisht jo vetëm drejtësinë , por edhe vet themelet e demokracisë dhe të besimit qytetar, prandaj edhe ditë si kjo do të mund të shërbenin si motiv shtesë për të reflektuar punën që është bërë deri tani por, mbi të gjitha për të parë se çfarë veprimesh të qarta dhe të përgjegjshme mund të marrim tash e tutje, tha Osmani.
Presidentja tha se Kosova është një shtet që po ecën me hapa të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe zhvillimit, por siç dihet ende mbesin sfida të shumta. Pabarazia gjinore në çdo sektor është një prej tyre.
“Mendoj që kjo duhet të shndërrohet në një prej prioriteteve kryesore të të gjitha hallkave të institucioneve tona në mënyrë që të ndërtojmë institucione më të forta që të rritet besimi në këto institucione dhe rrjedhimisht sa më shumë që kemi barazi gjinore , aq m ë efektive është edhe lufta kundër korrupsionit”, tha ajo .
Tutje Osmani tha se barazia gjinore në çdo institucion ka rezultuar me rritje të transparencës, me rritje të besimit qytetar në ato institucione, me rritje të kualitetit të punës dhe me gjithëpërfshirje.
Ajo tha se fuqizimi i grave në udhëheqje dhe luftimi i korrupsionit janë të ndërlidhura për shkak të fuqisë dhe reflektimit pozitiv që e ka barazia në ndërtimin e institucioneve më transparente./rtk
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...