Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se në Kosovë ka aktorë të huaj keqdashës aktivë që duan të minojnë demokracinë e Kosovës duke i shfrytëzuar përçarjet etnike.
Ambasadori amerikan ka thënë se nuk mund të lejohet që kjo të ndodhë.
Në konferencën për integritetin e informacionit DISICON, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik, ai ka thënë se dezinformimi mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta gjithmonë, veçanërisht gjatë periudhës zgjedhore, në të cilën Kosova ndodhet aktualisht përpara zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Diplomati ia kujtoi audiencës një bisedë të rreme të publikuar në rrjetet sociale disa vite më parë, e cila përfshinte një bisedë të rreme mes tij dhe kryeministrit Kurti dhe që kishte për “synim të mbillte mosbesim brenda komunitetit serb të Kosovës”.
Hovenier ka theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj Kosovës si një vend i larmishëm dhe në mbështetje të medieve të pavarura, përfshirë ato që drejtohen nga pakicat.
“Ne jemi shumë të vetëdijshëm për mediet që ofrojnë informacion të paanshëm dhe të saktë. Jemi të vetëdijshëm se ka disa që përpiqen të shfrytëzojnë këtë pretendim për të bërë diçka krejtësisht tjetër, për të dhënë një mesazh që synon qëllime shumë, shumë të ndryshme nga informimi i komunitetit. Kjo duhet të denoncohet dhe ne duhet t’i mbështesim mediet e pavarura”, ka thënë ai.
Një ditë më herët, në këtë konferencë është prezantuar studimi i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, ku është thënë se fushatat dezinformuese në vend, shpërndahen qëllimshëm për t’i tensionuar marrëdhëniet ndëretnike. Nga ky studim del që shumica e kosovarëve, pavarësisht etnisë, besojnë se dezinformimi po ndikon në marrëdhëniet ndëretnike./rtk
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...