I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, ka paralajmëruar Izraelin se sulmet ajrore dhe pushtimi tokësor i Sirisë duhet të ndalen, duke theksuar se veprimet e tij shkelin marrëveshjen e vitit 1974 midis dy vendeve.
Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, Pedersen tha: “Ajo që po shohim është një shkelje e marrëveshjes së vitit 1974, kështu që padyshim, ne do t’i ndjekim zhvillimet jashtëzakonisht nga afër në orët dhe ditët në vijim.
Izraeli pretendoi se po merrte “masa të kufizuara dhe të përkohshme” për sigurinë e tij. Trupat kanë hyrë në Siri nga rajoni i Lartësisë Golan, të cilin Izraeli e pushtoi në 1967 dhe e aneksoi në mënyrë të njëanshme në 1981.
Gjatë natës, Izraeli kreu një sërë sulmesh ajrore në kryeqytetin sirian. Associated Press raportoi se Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha se Izraeli ka kryer më shumë se 300 sulme ajrore në të gjithë vendin që nga rrëzimi i Bashar al-Assad./abcnews.al
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...