Rasti për veturën e dyshimtë, në shkollën “Eminu Duraku”, Drejtori i shkollës: Njoftimi është keqkuptuar, nuk ka prova konkrete për atë veturë

11:17 | 10 Dhjetor 2024
Q L

Kohëve të fundit, në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa mesazhe ku paralajmërohen prindërit se vetura të dyshimta po sillen në afërsi të shkollave fillore në Prishtinë, e ku sipas këtyre mesazheve, po tentohet të joshen fëmijët.

Një mesazh së fundmi ishte dhe nga drejtori i shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku”, ku në mesazhin e tij dërguar prindërve kërkon nga ata të jenë të kujdesshëm rreth kësaj veture, e cila thuhej se kishte targa 04 dhe ishte BMW.

Për Arbresh.info Drejtori i kësaj shkolle, Visar Osmani tha se: “Ai mesazh është dërguar në grupin e prindërve për kujdes të shtuar, dhe nuk kemi ndonjë provë konkrete që vetura e përmendur të ketë ndaluar apo kontaktuar ndonjë nxënës të shkollës sonë”.

Tutje, kjo shkollë sot ka dhënë edhe disa sqarime përmase rrjetit social “Facebook”, duke thënë se: ”Ftojmë prindërit dhe komunitetin të ndihmojnë përmes bashkëpunimit dhe raportimit të çdo rasti eventual dhe mos të krijohet panikë” /Arbresh.info/

Të ngjashme