Google ADS

Italia pezullon përkohësisht kërkesat për azil të sirianëve

10:13 | 10 Dhjetor 2024
E.G

Italia njoftoi se edhe ajo po pezullon përkohësisht procedurat e saj të azilit për sirianët, pas përmbysjes së Bashar al-Asadit.

”Duke vepruar kështu, ajo po ndjek shembullin e partnerëve të tjerë evropianë”, sipas qeverisë së djathtë të kryeministrit Giorgia Meloni.

Më herët, Meloni ishte takuar me ministra në Romë për të vlerësuar zhvillimin e situatës në Siri.

Në Gjermani, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) gjithashtu ndaloi të gjitha vendimet për aplikimet për azil nga Siria për momentin.

Rebelët e udhëhequr nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) morën kontrollin e kryeqytetit Damask pas më shumë se një dekade të luftës civile të përgjakshme në vend, me al-Assadin që u largua për në Rusi.

Familja e tij kishte sunduar Sirinë për më shumë se dy dekada.

Të ngjashme