Takimi i radhës i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve do mbahet më 17 dhjetor, ka konfirmuar zëdhënësja e Bashkimit Evropian Anitta Hipper.
“Palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka deklaruar Hipper.
Do jetë ky takimi i fundit për këtë vit i kryenegociatorëve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin. Gjithashtu do jetë ky ndër takimet e fundit që do i organizoj emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak, meqë mandate atij i skadon në fund të muajit janar.
Akoma nuk është e qartë kush do e trashëgoj Lajçakun dhe nëse BE do ketë emisar tjetër për dialog.
Gjithçka do varet nga qasja e shefes së re të diplomacisë evropiane Kaja Kallas e cila mori postin më 1 dhjetor dhe do menaxhoj edhe procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë./rtk
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...