Shumica e sipërfaqes së tokës në botë po thahet dhe aftësia e bimëve dhe kafshëve për të mbijetuar po shkatërrohet, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar të hënën.
Raporti u publikua gjatë një takimi të nivelit të lartë të OKB-së që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite. Takimi po shqyrton rritjen e temperaturave nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, shpyllëzimi dhe mungesa e ujit që po kthen tokat dikur pjellore në shkretëtirë.
Gjatë takimit në Riad, që filloi javën e kaluar dhe do të përfundojë të premten, vendet po diskutojnë se si mund ta ndihmojnë botën të përballet me thatësirën dhe problemin e degradimit të tokës.
Një raport i Kombeve të Bashkuara ngre këmbanat e alarmit mbi shkatërrimin e tokës pjellore në të gjithë globin.
Raporti zbuloi se mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës përjetoi një thatësirë më të lartë nga viti 1970 deri në vitin 2020 sesa periudha e mëparshme tridhjetëvjeçare.
Sergio Vicente-Serrano është një nga autorët kryesorë të raportit.
“Rreth 2.2 miliardë njerëz jetojnë në tokë të thatë. Duke pasur parasysh evolucionin e parashikuar të popullsisë dhe të thatësirës, parashikohet që numri i njerëzve që do të preken nga thatësia do të shkojë në mbi 4 miliardë”, thotë Sergio Vicente , një nga bashkëautorët e raportit Serrano.
Rritja e numrit të njerëzve që do të preken nga thatësia do të vazhdojë, nëse vazhdojnë prirjet e ngrohjes globale. Kjo përfshin pjesën më të madhe të Evropës, një pjesë në perëndim të Shteteve të Bashkuara, pjesë të Brazilit, Azisë Lindore dhe Afrikës Qendrore.
Sipas Vicente-Serrano atmosfera nxehet për shkak të djegies së qymyrit, naftës dhe gazit që lëshojnë gaze që ngrohin planetin dhe kjo rrit avullimin nga toka. Kjo ul sasinë e ujit për njerëzit, bimët dhe kafshët, duke e bërë më të vështirë mbijetesën.
“Nga vëzhgimet, ne mund të shohim se ngrohja globale ka qenë faktori kryesor që shpjegon prirjet e thatësisë në dekadat e fundit. Reshjet nuk po ndryshojnë shumë në shkallë globale. Por rritja e madhe e temperaturës ka shkaktuar rritje të madhe të avullimit atmosferik”, thotë zoti Vicente Serrano, një nga autorët e raportit.
Bujqësia është veçanërisht në rrezik, për shkak të një toke më të thatë që është më pak produktive dhe dëmton si rendimentet ashtu edhe sasinë e ushqimit për bagëtinë, thuhet në raport. Kjo mund të çojë në pasiguri ushqimore për komunitetet në mbarë botën.
Thatësia e skajshme gjithashtu shkakton më shumë migrim, sepse reshjet e çrregullta, toka e degraduar dhe mungesa e shpeshtë e ujit e bëjnë më të vështirë për rajonet ose vendet të përmirësojnë ekonominë, thuhet në raport./VOA
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...