Shefi i grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas publikimit të videos ku ai shihet duke demoluar pajisjet në sallën e mbledhjes.
Në një postim në Facebook, ai tha se këtë veprim e bëri për të pamundësuar miratimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe zgjerimin e Zonës Ekonomike, shkruan Arbresh.info.
“Për të pamundësuar vazhdimin e një seance të jashtëzakonshme klandestine të Kuvendit Komunal, ku do të votohej Plani Zhvillimor Komunal dhe zgjerimi i Zonës Ekonomike, në një moment kam provuar ta defunksionalizoi mikrofonin e Kryesuesit të Kuvendit”, ka shkruar Sveçla.
Ai theksoi se veprimet e tij kishin për qëllim mbrojtjen e interesave të qytetit dhe shmangien e projekteve që sipas tij “dëmtojnë qytetin, ngulfasin zhvillimin dhe ju shërbejnë pronave të oligarkëve.”
“Edhe pse mikrofoni u rregullua, seanca u ndërpre në mungesë të kuorumit dhe, të paktën përkohësisht, nuk u miratuan projekte që e dëmtojnë qytetin,” deklaroi Sveçla.
Ai shtoi se këto projekte mund të shndërrojnë toka bujqësore dhe hapësira të gjelbra në zona ekonomike, duke akuzuar për pazare personale dhe partiake që, sipas tij, janë në dëm të interesave të qytetarëve të Prishtinës.
“Pazaret personale e partiake, favoret e kusuritjet për financim të fushatave zgjedhore nuk mund të bëhen në dëm të qytetit Prishtinës. Mbase veprimet për t’i parandaluar këto pazare nuk janë pamjet që do të donim t’i shihnim, por Prishtina është më e rëndësishme se çdo imazh i paraqitur,” përfundoi ai./Arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...