Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shënuar sot një sukses të jashtëzakonshëm.
Tashmë ky aeroport e ka prekur numrin rekord të pasagjerëve, 10 milionë.
Me mbi 100 linja ajrore në të gjithë botën, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” është shndërruar në lider absolut për udhëtarët në rajon.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balliku, në fjalën e saj të rastit tha se ky është një moment kremtimi, por duhet të shtohen angazhimet për në vitin 2025 që ky aeroport të ketë 12 milionë pasagjerë.
“Diçka që nuk vie nga qielli, as se u poqën kushtet e as se solli momenti, por vjen për shkak të punës së pandërprerë të secili prej ju”, tha ajo në fjalën e saj të rastit njofton Klankosova.tv
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...