Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për pengim në administrim të drejtësisë.
““Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është një prej momenteve të errëta për mua si njeri i drejtësisë, që e ka profesion dhe pasion tërë jetën dhe jam i identifikuar me drejtësi si profesor i drejtësisë për mbi 30 vite, si ish-kryetar i komisionit kushtetues të Republikës së Kosovës, si zëvendëskryeministër për rend dhe ligj për tri mandate dhe ministër i drejtësië për dy mandate, si anëtar i trupit mbrojtës të kryetarit Veseli”, ka thënë Kuç në paraqitjen e tij para Speciales.
Ai ka theksuar se këtë aktakuzë e sheh si prekje të dinjitetit të tij.
Kuçi akuzohet për pengim të drejtësisë dhe mosbindje ndaj gjykatës. Atij iu bastis shtëpia të enjtën, mirëpo nuk u arrestua.
Gjykata e Specializuar, po ashtu ngriti edhe katër akuza të reja ndaj katër personave të tjerë të premten, përfshirë një akuzë të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi./Arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje