Kryeministri shqiptar Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme kryesinë e Partisë Socialiste për të zyrtarizuar Blendi Klosin si drejtues politik të qarkut të Dibrës, por edhe ndryshimet e tjera.
Siç raporton A2 CNN duke i referuar burimeve, bë fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë gjithashtu edhe organizimi për zgjedhjet e vitit 2025.
Rama i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm shumë më herët dhe ka pretenduar në deklarata për media se PS do të arrijë një rezultat historik, si në vitin 1997.
Nga ana tjetër, edhe opozita ka nisur organizimin për zgjedhjet e ardhshme, ku kryedemokrati Sali Berisha ka premtuar te mbështetësit fitoren e zgjedhjeve dhe rotacionin politik.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi datën 11 maj 2025 si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, shkruan A2 CNN.
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani