Liverpooli është njëri prej klubeve të interesuara për të kompletuar transferimin e sulmuesit të Juventusit, Kenan Yildiz, i cili ka një vlerë kartoni prej 80 milionë eurosh.
Ani pse Yildiz është i lumtur tek Juventusi dhe gjiganti i Serie A nuk dëshiron ta shesë atë, burime pranë klubeve kanë konfirmuar se talenti turk ka një çmim.
Është lënë të kuptohet se 80 milionë euro është shuma që do kërkohet nga ‘Zonja e Vjetër’ për të nisur negociatat, ani pse kjo do të ishte një marrëveshje tejet e vështirë për Liverpoolin.
Sipas burimeve të CaughtOffside, përveç Liverpoolit edhe klubet si Arsenal, Manchester United, Aston Villa dhe Borussia Dortmund, që të gjitha kanë shprehur interesim për Yildiz.
Kontrata e Mohamed Salah tek Liverpoolit është afër përfundimit, kështu që ka kuptim që një sulmues si Yildiz është në radarin e tyre.
19-vjeçari duket se ka një të ardhme të madhe para vetës, kështu që mund të jetë zëvendësuesi ideal afatgjatë i Salah pasi t’i jap fund karrierës në ‘Anfield’.
Sidoqoftë, nuk përjashtohet mundësia që edhe klubet tjera si Arsenal ose Man United të bëjnë përpjekje serioze për transferimin e sensacionit turk, pasi kanë nevojë për një kalibër të tillë të lojtarit./Telegrafi/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...