Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka dhënë një intervistë në televizionin ATV, ku ka folur rreth temave të ndryshme sa i përket futbollit kosovar dhe synimet të tij për të ardhmen.
Padyshim se synimi kryesor i tij është ta kualifikoj Kosovën në Botërorin e vitit 2026, shkruan Arbresh.info.
Sa i përket kësaj cështje ai ka dhënë një deklaratë mjaft interesante.
“Nëse kualifikohemi për Botëror, do t’i lejojë lojtarët të mi presin flokët”, ka thënë Foda ndër të tjera.
Më tutje ai ka folur për ecurinë në Superligën e Kosovës në futboll, ku ka vlerësuar disa ekipe.
“Momentalisht Drita, Ballkani dhe Malisheva kanë potencialin më të madh, por nuk duhet harruar edhe Prishtinën dhe Llapin”, shtoi ai.
Një koment, Foda e pati për shortin e kualifikimeve për Kampionat Botëror.
“Do ta dëshiroja Italinë, Shqipërinë, por edhe Gjermaninë, pasi jam gjerman, në grupin e kualifikuesve për Botëror”, u shpreh trajneri gjerman.
Kujtojmë se Foda trajneri i Kosovës u emërua me 17 shkurt të këtij viti./Arbresh.info
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Derisa Rodri po e lufton FIFA-n, Jules Kounde po vendos reko...
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...
Pse nuk duhet ta mbani telefonin afër kur flini?
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën