Super derbi i javës së 11-të të ProCredit Superligës i ka takuar Trepçës, që triumfoi në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 68:81 (13:22, 20:19, 21:16, 14:24).
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, ku me një seri 0:13 nga 6:3 kaluan në epërsi 6:16, derisa e fituan çerekun e parë 13:22. Vendasit barazuan shifrat në 28:28 në periudhën e dytë, por ‘Xehetarët’ sërish u shkëputën, për të shkuar në pushim me rezultat 33:41.
Kryeqytetasit e nisën fuqishëm pjesën e dytë, për të barazuar rezultatin në 41:41, megjithatë, kampionët nuk lejuan përmbysjen, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 54:57. Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, Trepça tregoi forcën dhe u shkëput, për të triumfuar 68:81.
Te bardhekaltrit u dalluan Qua Grant me 27 pikë e gjashtë kërcime dhe Daniel Lekndreaj me 15 pikë e tetë kërcime, ndërsa te mitrovicasit u dalluan Mikaile Tmusiq me 19 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, Samuel Hunter me 16 pikë e katër kërcime dhe Desmond Cambridge me 17 pikë e shtatë kërcime.
Sigal Prishtina ka gjashtë fitore e katër humbje, kurse Trepça është e para me nëntë fitore e dy humbje.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...