Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në mbledhjen e Këshillit Drejtues ka falënderuar të gjithë anëtarët për mobilizimin dhe organizimin në nivelin qendror dhe lokal për fitoren e PDK-së.
“Janë muajt më të rëndësishëm për ne si familje politike, për Kosovën si shtet, prandaj lëvizni çdo gur, siç i keni lëvizur për çdo fitore në të kaluarën. Punoni në qendrat tuaja dhe afroni njerëzit. Ashtu siç kemi vendosur të garojmë me slloganin Kosova mundet ma mirë, duhet ta dini që edhe PDK-ja mundet ma mirë! Të gjithë ne këtu mundemi ma mirë! Bashkë jemi më të fortë!”, tha Hamza.
Ai është shprehur i lumtur se shumë qytetarë po e shohin PDK-në si alternativë për një Kosovë ma të mirë, si dhe shumë personalitete po i ribashkohen partisë.
“Unë jam shumë i lumtur për rikthimin e shumë personaliteteve dhe aktivistëve përsëri në partinë tonë. Veçanërisht, jam shumë i lumtur që para disa ditësh na u bashkua edhe Altini, djali i ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi. Tani jemi bashkë edhe ne, ashtu siç janë ata në Hagë. Më shumë se secili prej neve, presidenti Thaçi, kryetari Veseli, baci Jakup dhe të tjerët, duan që ne të jemi bashkë edhe në këtë garë, që ta nxjerrim një rezultat sa më të mirë. Jo vetëm për vete, jo vetëm për partinë, por edhe për ata atje. Kur ne jemi më të fortë, edhe ata do të jenë më mirë. Në anën tjetër, jemi shumë të shqetësuar me sjelljen e Gjykatës Speciale, me abuzimet e prokurorisë së saj, siç edhe kemi reaguar këto ditë”, tha kanididati i PDK-së për kryeminstër.
“Në natën e sulmit terrorist në kanalin ujor të Ibër-Lepencit, siç e keni parë besoj edhe në mjetet e informimit, unë kam shkuar në vendngjarje menjëherë, në Varagë të Zubin Potokut, që për informimin tuaj, në atë fshat është vrarë edhe xhaxhai im. Jam munduar të jem në krye të detyrës si kandidat për kryeministër dhe si kryetar i Mitrovicës”, tha ai. /Arbresh.info
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...