Google ADS

PDK miraton një deklaratë politike, kërkon drejtësi për çlirimtarët, siguri për Kosovën dhe mobilizim për fitore

18:38 | 8 Dhjetor 2024
E.H

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme kanë miratuar një deklaratë politike me pesë pika, përcjell Arbresh.info

Pesë pikat e deklaratës së PDK-së janë: Shqetësimet për Hagën; Drejtësi për Kosovën; Siguri Kombëtare dhe Integrim; Kosova mundet ma mirë si dhe pika e fundit është Mobilizimi zgjedhor për fitore.

“Sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, krahas diskutimeve për zhvillimet e fundit në vend dhe mobilizimit për fitore më 9 shkurt, miratuam edhe një Deklaratë Politike me pesë pika. Kosova mundet ma mirë! PDK është gati dhe e bashkuar për këtë mision!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme