Google ADS

Kurti shprehet i bindur se do t’i fitoj thellësisht zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

18:20 | 8 Dhjetor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur i bindur se partia që ai udhëheq, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Kështu deklaroi Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së ku edhe u nominua si kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, shkruan Arbresh.info.

“Për fitore të reja e suksese të reja, bashkë do të vazhdojmë me 9 shkurt, para 9 shkurtit në fushat e pas 9 shkurtit në Qeverisë. Ajo çfarë na bënë krenarë është se kurrë më shumë gra nuk kanë marr pjesë në politike në pushtet se sa me qeverisjen tonë me të cilat ne jemi krenarë”, tha Kurti.

Ndër të tjera, Kurti theksoi se partia që ai drejton është partia e vetme në Kosovë që nuk varet nga votat e Listës Serbe.

“I gjithë populli ynë e duan Vetëvendosjen, por Vetëvedosjes i duhen gjysmë milioni votues. E kësisoj ne jo vetëm që do të vazhdojmë me punë të mira, por e konfirmojmë se jemi subjekti i vetëm siç ishte Qeveria jonë që nuk varet dhe nuk do të varet nga oligarkët tregtarë, nuk varet dhe nuk do të varet nga votat e Listës Serbe. Me Qeverisje të mirë, demokratike dhe autonome shteti është bërë dhe do të bëhet

përherë e më i pasur, e më i fortë më sovranë e më i drejtë”, u shpreh Kurti.

“Vitin tjetër LVV do të bëhet 20-vjeçare teksa do të jemi duhet e udhëhequr edhe një mandat të radhës katër vjeçar”, u shpreh Kurti./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Kurti: Sa më e suksesshme Kosova, aq më e dhunshme Serbia

VV-ja cakton Albin Kurtin kandidat për kryeministër

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme