Tre gola për më pak se 20 minuta në derbin e Londrës

17:50 | 8 Dhjetor 2024
D.H

Tottenham ka arritur të shënoj dy gola brenda 11 minutave ndaj Chelseas, në ndeshjen qe po luhet në kuadër të xhiros së 15-të në Premier League.

Fillimisht, Solanke realizoi për 1-0 në minutën e pestë, shkruan Arbresh.info.

Teksa gjashtë minuta më vonë, Kulusevski shënoi edhe golin e dytë në këtë sfidë.

Kurse në minutën e 18-të, Jadon Sancho shënoi një supergol për të ngushtuar epërsinë dhe rihapur sfidën.

Rezultati momental është 2-1./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme