Google ADS

8 Dhjetori, Rama: Të rinjtë po ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë

13:57 | 8 Dhjetor 2024
E.G

Në kuadër të Ditës së Rinisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vlerësoi angazhimin e brezit të ri, të cilët po kontribuojnë për transformimin e Shqipërisë me vizion dhe inovacion.

Në një mesazh të tij, Rama e quajti këtë brez si mishërimin e shembujve frymëzues që ndjekin traditat e prindërve, për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë dhe më moderne.

“Në këtë Ditë të Rinisë me mishërimin e qartë të forcës së shembullit të qindra e mijëra të rinjve të sotëm, që nën traditën e prindërve, por me energjinë dhe me vizionin për të ardhmen, punojnë, ndërtojnë e frymëzojnë për një Shqipëri të transformuar në anekënd”, shkruan Rama.

8 Dhjetori përkujton protestat studentore të 990, që shënuan një kthesë të madhe historike, duke kontribuar në rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë në vend.

Nën moton “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, studentët dhe pedagogët nga Universiteti i Tiranës filluan protestat paqësore, duke kërkuar reforma politike dhe sociale në vend. Lëvizja studentore e 1990 mbetet një nga lëvizjet paqësore më të fuqishme që ka ndryshuar rrjedhën e historisë së Shqipërisë.

/rtsh.al/

Të ngjashme