Ish-Presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka përshëndetur presidentin e zgjedhur të Ganës, John Mahama Dramani.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se gjatë mandatit të tij të mëparshëm, ai ishte një mbështetës i palëkundur i Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Pacolli thekson se rikthimi i tij shënon një epokë të re për diplomacinë e Kosovës me Ganën dhe më gjerë.
“Përshëndes me ngrohtësi mikun tim të vjetër, John Mahama Dramani për zgjedhjen e tij si President i Ganës. Gjatë mandatit të tij të mëparshëm, ai ishte një mbështetës i palëkundur i Kosovës, dhe kthimi i tij shënon një epokë të re për diplomacinë e Kosovës me Ganën dhe më gjerë.”, ka shkruar ai.
“I uroj shumë sukses në udhëheqjen e tij!”, ka shtuar Pacolli./Arbresh.info/
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...