Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton u bënë thirrje votuesve demokratë, të cilët janë të zhgënjyer nga rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit, të mbeten të angazhuar politikisht.
Në festimin e 20-vjetorit të Bibliotekës Presidenciale në Little Rock, Arkansas, Klinton u kërkoi të mbledhurve të gjenin një mënyrë për të biseduar me ata me të cilët nuk pajtohen, pavarësisht ndarjeve politike, shkruan AP.
Hillary Clinton, ish-sekretarja e shtetit, të cilën republikani Donald Trump e mposhti në zgjedhjet e 2016, tha se vitet e ardhshme do të jenë sfiduese për votuesit që nuk pajtohen me vendimet e marra nga administrata e ardhshme.
“Është e rëndësishme të gjesh diçka që të bën të ndihesh mirë gjatë ditës, sepse nëse je në një gjendje ankthi të vazhdueshëm për situatën tonë politike, me të vërtetë do të të shkurtojë jetën”, tha Clinton. Ajo vuri në dukje se është gjithashtu e rëndësishme të fitohet një kuptim më i mirë se si demokratët mund të fitojnë përsëri.
Festimi i 20-vjetorit të hapjes së bibliotekës presidenciale në Little Rock, Arkansas, u mbajt gjatë përgatitjeve për përditësimin e ekspozitave dhe zgjerimin e muzeut, i cili do të përfshijë arkivin personal të Hillary Clinton, me qëllim “të bashkojë njerëzit”, thuhet në komunikatë./abcnews.al
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...