Google ADS

Rindërtimi i Notre-Dame, Haradinaj kujton kur si kryeministër i dha 20 mijë euro për këtë simbol

11:14 | 8 Dhjetor 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me rindërtimin e Katedrales Notre-Dame.

Ai kujtoj kohën kur ishte kryeministër, ku i dha Francës një donacion prej 20 mijë eurove për rindërtimin e kësaj katedralje, shkruan Arbresh.info.

“Me 18 maj 2018, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve te vendit u bashkuam me përpjekjet e popullit francez dhe vendeve mike për rindërtimin e saj me një donacion prej 20.000€. Një shumë simbolike e që hasi edhe në shumë kritika shkurt-pamëse të kohës por që sot të gjithëve na bën të jemi krenarë që edhe ne si Kosovë jemi pjesë e familjes së kombeve të lira dhe të qytetëruara që mbeshtet dhe mbron vlerat e kulturës dhe trashëgimisë universale.”, ka shkruar ai. /Arbresh.info/

Të ngjashme