Barcelona padyshim e ka gjetur veten në një situatë të ndërlikuar me sulmuesin Robert Lewandowski.
Në njërën anë, sulmuesi polak po performon përtej pritshmërive në moshën e tij dhe po e dëshmon se pse u paguan 45 milionë euro për transferimin e tij nga Bayern Munich.
Mirëpo duke marrë parasysh moshën e tij rriten gjasat që në vazhdim vlera e tij në treg të bie dukshëm dhe drejtuesit e klubit të mbeten pa një plan pasi ai të largohet, pensionohet apo të mos shënojë golat që priten nga ai.
Në një intervistë që dha, legjenda franceze Emmanuel Petit ka dhënë mendimin e tij se si duhet ta menaxhojë Barcelona situatën e Lewandowskit.
“Mendoj se kur e arrini atë lloj moshe, ju duhet të shkoni sezon pas sezoni. Unë mendoj se ata duhet të bisedojnë me Lewandowskin dhe të shohin se si po ndihet ai në fund të sezonit”.
“Ndoshta ai do të thotë se ndihet pak i lodhur apo se po bëhet gjithmonë e më e vështirë që të rifreskojë mendjen dhe trupin çdo tri ditë”.
“Ai po luan çdo tri ditë dhe nëse nuk është profesionist, mund të biesh menjëherë nga forma, kështu që kjo do të thotë se ai po sillet si një profesionist”.
“Në këtë lloj moshe, veçanërisht nëse jeni në fushë jo si një portier, ju duhet ta dëgjoni trupin tuaj, unë mendoj se Lewandowski për momentin nuk po shfaq ndonjë dobësi në trupin e tij, por në moshën e tij kjo mund të vijë shpejt”, ka thënë Petit./Telegrafi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...