Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka bërë të ditur se shtëpia e tij në fshatin Gurrakoc, mbrëmë ishte cak i një vjedhjeje.
Përmes një postimi në Facebook, Ferati tha se persona të papërgjegjshëm kanë depërtuar me forcë, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke vjedhur “edhe një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sime familjare, me vlerë të madhe shpirtërore dhe historike për mua dhe familjen time”.
“Ky veprim i papranueshëm ka shkaktuar jo vetëm dëm ekonomik, por ka tronditur thellësisht ndjenjën e sigurisë së familjes sime dhe timen, si qytetar dhe si Kryetar Komune. Humbja e trashëgimisë familjare e bënë këtë ngjarje edhe më të dhimbshme, pasi përfaqëson një pjesë të historisë dhe identitetit tim personal”.
“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar në hetimin e këtij rasti. Njëkohësisht, i bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse që të angazhohen me përkushtim për zbardhjen e plotë të rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të këtij akti të dënueshëm”, shkroi Ferati.
Tutje, ai tha se siguria dhe mbrojtja e pronës janë të drejta themelore që duhen garantuar për të gjithë qytetarët pa përjashtim.
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...