Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se po qëndron në Paris, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame.
Osmani përmes një fotografie të publikuar ka njoftuar se është nën shoqërimin e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu.
“Notre-Dame, një simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, vazhdon të frymëzojë botën me historinë dhe vlerën e saj kulturore e shpirtërore”, shkroi Osmani.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë shumë liderë botërorë, e në mesin e tyre edhe presidenti i zgjedhur i ShBA’ve, Donald Trump, me të cilin, Osmani publikoi fotografi duke i shtrënguar duart./Arbresh.info/
“
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...