Kambanat e Notre-Dame po bien sërish – hapet katedralja pas pesë vitesh

21:09 | 7 Dhjetor 2024
R J

Për herë të parë në pesë vitet e fundit prej djegies së saj, sonte janë dëgjuar kambanat e Katedrales Notre-Dame.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur mirënjohje për restaurimin e katedarlës, ku tha se populli francez pati vullnetin, shpresën dhe guximin për ta rindërtuar Ntore-Dame dhe për ta bërë atë më të bukur.

“Katedralja na tregon se ëndrrat tona, edhe ato më të vështirat, janë të mundura vetëm nëse të gjithë angazhohemi për to”, tha Macron, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Macron tha se kambanat e Notre-Damë kanë shoqëruar historinë franceze dhe se sipas tij “ne duhet ta vlerësojmë këtë mësim brishtësie, përulësie dhe vullneti”.

“Madhështia e kësaj katedrale është e pandashme nga puna e të gjithëve. Rroftë Notre-Dame, rroftë republika franceze”, tha Macron, transmeton Klankosova.tv.

Në mesin e të pranishmëve parakaluan edhe trupat e zjarrfikësve të cilët më 2019 morën pjesë në shuarjen e zjarrit në Katedralen Notre-Dame.

Në hapjen e Katedrales Notre-Dame po marrin pjesë liderë botërorë, mes tyre edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila më herët u përshëndet me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Të ngjashme