Furnizimi me ujë nga “Ibër Lepenci” kthehet në normalitet, por uji ende i papijshëm

13:55 | 7 Dhjetor 2024
E.K

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër-Lepenci” është stabilizuar dhe ka kaluar në normalitet, duke hequr kufizimet që ishin vendosur pas sulmit të ndodhur në kanalin e ujit.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se uji ende nuk duhet përdorur për pijë deri në marrjen e raportit përkatës nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK). Deri atëherë, uji mund të përdoret vetëm për qëllime higjienike.

“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme