Vetaksident në Istog, shoferi humb kontrollin dhe godet shtyllën elektrike

13:25 | 7 Dhjetor 2024
E.K

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Drejë të Istogut, ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe rasti është cilësuar si vetaksident.

“Rreth orës 2:51 të mëngjesit në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike. I lënduari është dërguar për në Emergjencë të Pejës dhe më pas është liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, rasti është cilësuar vetaksident”, tha Gashi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme