Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: DASH po punon me Kosovën për të luftuar korrupsionin

11:34 | 7 Dhjetor 2024
E.K

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit është duke punuar ngushtë përfshirë edhe Kosovën, për të forcuar hetimin dhe luftimin e korrupsionit.

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane thekson se korrupsioni minon demokracinë, nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon sigurinë globale.

“Korrupsioni minon demokracinë, nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon sigurinë globale. Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me partnerët anembanë globit, përfshirë Kosovën, për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovimin e transparencës dhe fuqizimin e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të ekspozuar korrupsionin dhe avancuar reformat”, thuhet në postim./Arbresh.info

Të ngjashme