Akuza ndaj Thaçit, Klinaku i hedh fajin tek institucionet në Kosovë për mosndërmarrjen e hapave për ta zhbërë këtë gjykatë

23:38 | 6 Dhjetor 2024
R J

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku derisa ka kritikuar Gjykatën Speciale për aktakuzën e ngritur ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçit, ka hedhur fajin tek institucionet në Kosovë për mosndërmarrjen e hapave për ta zhbërë këtë gjykatë.

Këto janë akuzat e reja që ZPS-ja ia ngriti Thaçit për pengim në drejtësi

“Këtu fajet i ka institucioni jonë, Kuvendi i Kosovës për shkak që i ka fut vesht në lesh dhe nuk merren me degradim që po ndodh në Gjykatën Speciale”, ka thënë Klinaku.

Klinaku ka insistuar se ekziston mundësia që Gjykata Speciale të zhbëhet.

“Gjithmonë ekziston mundësia nga organi që e ka formu për me zhbë gjykatën. Këtë propozim ua kam bërë disa here deputetëve të kuvendit”, ka thënë Klinaku.

 

 

 

Të ngjashme