Google ADS

Çitaku pas aktakuzës së re ndaj Thaçit, Kuçit e të tjerëve: Kërkojmë drejtësi, jo përndjekje

22:20 | 6 Dhjetor 2024
R J

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në lidhje me Gjykatën Speciale, ku janë ngritur akuza të reja kundër disa ish-përfaqësuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, Isni Kilaj dhe Bashkim Smakaj janë përballur me aktakuzë të re për pengimin e drejtësisë dhe ndikimin në dëshmitarë.

Ajo duke shpërndarë reagimin e kryetarit të PDK-së, ka thënë se kërkohet drejtësi dhe jo përndjekje.

“Kërkojmë drejtësi. Jo përndjekje”, ka shkruar Çitaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme