Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se i mirëpriste hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj tij dhe familjarëve të tij si dhe mbështetjen e tyre në çdo hap.
Në një reagim në rrjetin social X, Veliaj, shkruan se “U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta”.
“Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve”, tha ai.
Kreu i Bashkisë së Tiranës shkruan se ai nuk bën pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale.
“Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë” shkruan Veliaj.
Deklarata e kreut të Bashkisë së Tiranës vjen ndërsa të premten në mëngjes agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe në studion private të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Kontrolli ndodhi ndërsa Veliaj gjendej me shërbim jashtë shtetit. Ai u kthye në Tiranë mbrëmjen e së premtes.
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është vënë prej kohësh në qendër të akuzave për korrupsion nga opozita, e cila bashkë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit ka mbajtur para bashkisë 35 protesta duke kërkuar dorëheqjen e tij. /rtsh
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...