Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit për tremujorin e tretë (TM3) për vitin 2024.
Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0.9% në TM3 2024, krahasuar me TM2 2024.
Ndërkaq, krahasuar TM3 2024 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM3 2023, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 4.5%.
Muese Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për (0.9%) në tremujorin e tretë (TM-3) 2024 krahasuar me tremujorin e dytë (TM-2) 2024.
Rritje kishte te energjia (20.1%), pagat (1.3%), materialet (0.7%), makineritë (0.4%) dhe kostot tjera (0.2%).
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (4.5%) në tremujorin e tretë (TM-3) 2024 krahasuar me tremujorin e dytë (TM3) 2023.
“Rritje më të madhe kishte te energjia (26.6%), pagat (17.4%), transporti (8.3%), materialet (2.0%), kostot tjera (1.3%), dhe makineritë (1.2%)”, njofton ASK.
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero