Google ADS

Këto janë akuzat e reja që ZPS-ja ia ngriti Thaçit për pengim në drejtësi

19:57 | 6 Dhjetor 2024
Q L

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuza ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, për veprat penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.

Sipas ZPS-së, Thaçi ndohej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, kur iu dorëzua fletë-arresti, shkruan Arbresh.info.

“Z. Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe ndaj tij janë ngritur tri akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Tutje, Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se Thaçi do të paraqitet para një gjykatësi të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara lidhur me akuzat për vepra penale shtesë të ngritura ndaj tij./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Specialja ngre akuzë të re ndaj Thaçit, lëshon fletëthirrje për Hajredin Kuçin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme