Fermerët në Indi kanë dalë në protesta për të shprehur revoltën e tyre ndaj disa vendimeve të qeverisë.
Fermerët kanë disa kërkesa, përfshirë heqjen e borxheve për huatë bujqësore, pensionet për fermerët dhe punëtorët, ndihmë për kostot e energjisë dhe garanci ligjore për Çmimin e Mbështetjes Minime (MSP), i cili mbron fermerët nga rënia e çmimeve të produkteve bujqësore.
Forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj fermerëve që po protestojnë në Indi, teksa ata po përpiqen të marshojnë drejt Delhit.
Demonstruesit kaluan disa shtresa të barrikadave gjatë përleshjeve me qindra policë dhe forca para-ushtarake në kalimin Shambhu, në kufirin e shteteve të Punjab dhe Haryana.
Qeveria e Haryana-s, e cila kontrollohet nga partia e Kryeministrit Narendra Modi, ka refuzuar t’u lejojë protestuesve të kalojnë përmes shtetit të saj për të arritur në kryeqytet, rreth 225 km larg./abcnews/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...