Një ish-sulmues i Ligës Premier projektoi një transferim për të luajtur kundër Cristiano Ronaldos, por aksidentalisht nënshkroi për klubin e gabuar.
Thievy Bifouma, dikur luante për West Brom, mendoi se po i bashkohej një klubi që do të luante kundër Al Nassr të Ronaldos në Ligën e Kampionëve Aziatik.
Ai donte të transferohej në ekipin iranian Esteghlal FC, i cili kishte një ndeshje të planifikuar kundër Al Nassr.
Por Bifouma, i cili shënoi dy gola në Ligën Premier gjatë periudhës së tij të huazimit me Baggies, padashur nënshkroi për klubin e gabuar.
Ai nuk ishte në dijeni se ky klub nuk ishte i vetmi ekip me emrin Esteghlal në Iran.
“Kam pasur mundësinë të luaj në Turqi, por gruaja ime nuk donte të kthehej atje”, deklaroi ai për agjencinë e lajmeve Tasnim. “Dëshiroj të luaj kundër Cristiano Ronaldos para se të pensionohem”.
32-vjeçari shtoi: “Duke marrë parasysh që ai tani është në Azi dhe kishte një mundësi që unë të vija në Iran, ata folën me mua për ofertën e Esteghlal. Dhe unë rishikova kalendarin e lojërave dhe kuptova se ata kishin një lojë kundër Al-Nassr”.
“Unë thashë me vete se këtu doja të shkoja. Nuk e kisha idenë se kishte dy skuadra me emrin Esteghlal në Iran”, ka shtuar më tej ai.
Bifouma e kuptoi vetëm në ditët pas transferimit të tij se kishte bërë një gabim të madh pas një shkëmbimi me ish-lojtarin e Chelseat, Gael Kakuta.
“Kur mbërrita në Teheran, bashkatdhetari im Gael Kakuta më thirri dhe më pyeti se ku isha. Unë i thashë: ‘Jam në hotel duke i nënshtruar analizave mjekësore’. Më pas më pyeti: ‘Në cilin hotel je? Do të doja të vija të të shihja’”.
“Një orë më vonë, ai telefonoi sërish dhe më ngacmoi duke më thënë: ‘Ti luan për Esteghlalin e vogël, ndërsa ne jemi pjesë e një ekipi më të madh. Ti mbrohesh, ne sulmojmë’”.
“Pavarësisht, nuk kishte rëndësi sepse ne përfunduam duke fituar ndeshjen kundër tyre në gusht, falë golit tim”, ka shtuar më tej Bifouma. /Telegrafi/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...