Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka bërë të ditur se e kishte kënaqësinë që të merrte pjesë në hapjen e ekspozitës “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtar nëpërmjet aparatit fotografik”, të fotogazetarit Blerim Uka.
Në një postim në Facebook, ai e ka falënderuar fotogazetarin Blerim Uka për vlerësimin dhe dokumentimin e këtyre ngjarjeve me shumë vlerë.
“Nga ndeshjet futbollistike të vitit 2005, që luheshin në kushte jo të favorshme, e deri te momenti kulminant i pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, për të vazhduar me ndeshjet e zhvilluara nga përfaqësuesja e Kosovës – Blerimi, përmes fotografive na i riktheu emocionet e një rrugëtimi të gjatë, plot sfida, por të jashtëzakonshëm të lobimit dhe promovimit të sportit kosovar, posaçërisht të futbollit, që mbetet shembull i guximit, rezistencës dhe përkushtimit”, ka thënë Krasniqi.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...