Gjykata më e lartë e Rumanisë e ka anuluar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vend, disa ditë pasi informata të deklasifikuara të inteligjencës pretenduan se Rusia zhvilloi një fushatë të koordinuar online për të promovuar autsajderin e së djashtës ekstreme që i fitoi zgjedhjet në raundin e parë.
Vendimi i gjykatës kushtetuese – i cili është përfundimtar – erdhi të premten pasi presidenti Klaus Iohannis deklasifikoi informacioni të inteligjencës dy ditë më herët që pretendonin se Rusia zhvilloi një fushatë të gjerë që përfshin mijëra llogari të mediave sociale për të promovuar Calin Georgescus nëpër platforma si TikTok dhe Telegram, raporton “Guardian”.
Pavarësisht se ishte një autsajder i madh që deklaroi zero shpenzime për fushatën, Georgescu doli kryesues më 24 nëntor. Ai do të përballej me reformisten Elena Lasconi, e partisë Save Romania Union, në një balotazh të dielën.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë