Lionel Messi ka zbuluar dy emra që luajtën një rol të madh në karrierën e tij gjatë kohës sa ishte te Barcelona.
Në një intervistë për Mundo Deportivo, ylli aktual i Inter Miamit tha se Pep Guardiola dhe legjenda braziliane Ronaldinho ishin dy personat që e ndihmuan të arrinte suksesin e jashtëzakonshëm.
“Janë dy persona te Barcelona që kishin një ndikim të madh tek unë, i pari është Pep Guardiola, me të cilin fituam gjithçka, dhe i dyti është Ronaldinho, që më ndihmoi shumë në fillimet e mia” tha ai për MD.
Messi, që me Barcelonën fitoi të gjithë trofetë e mundshëm, tani luan për Inter Miami në SHBA.
Ai gjithashtu synon të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Meksikë, Kanadë dhe SHBA./Klankosova.tv.
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...