Arrestohet shtetasi i Serbisë në Fushë Kosovë, dyshohet për përgatitjen e një vrasje, prezantim të rremë dhe mashtrim

10:05 | 6 Dhjetor 2024
K.B

Është arrestuar një shtetas serb në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet për “përgatitje të veprës penale vrasje, prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim”.

Policia bën të ditur se ka bastisur banesën e tij, ku ka sekuestruar dokumente të ndryshme.

“Fushë Kosovë / 03.04.2024 – NN. Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme