Google ADS

Man City synon transferimin e yllit të Ligës Premier për të zëvendësuar Rodrin në janar

09:11 | 6 Dhjetor 2024
K.B

Një yll i Ligës Premier është në listën e ngushtë të objektivave të mesfushës së Manchester Cityt, pasi planet e klubit për janarin janë zbuluar.

City do të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit, pasi kërkon të zëvendësojë të dëmtuarin Rodri, i cili ka mbetur jashtë për gjithë sezonin shkaku i një dëmtimi në gju.

Disa emra janë lidhur me një lëvizje në Etihad pasi Pep Guardiola kërkon të përforcojë opsionet e tij në mesfushë përpara gjysmës së dytë të sezonit.

Sipas Daily Mail, Bruno Guimaraes është në listën e dëshirave të transferimeve të Cityt, me Guardiolën që mendohet se ka ‘insistuar në përfshirjen e tij’.

Guimaraes, 27 vjeç, ka luajtur për Newcastle United që nga transferimi i tij prej 40 milionë funtesh nga Lyon në janar të vitit 2022.

Reprezentuesi brazilian ka rritur reputacionin e tij që kur u transferua në Ligën Premier, duke i lënë përshtypje menaxherit spanjoll.

Thuhet se City mund të testojë vendosmërinë e Newcastle për Guimaraes pasi blutë kërkojnë të nënshkruajnë ‘të paktën një’ mesfushor në janar.

Sipas raportit, Guardiola e do Guimaraesin dhe City ishte gati të bënte një lëvizje edhe verën e fundit, por tani do ta kërkoj me ngulm pasi klauzola e lirimit prej 100 milionë ka skaduar.

Mesfushori brazilian ka më shumë se tre vjet në marrëveshjen e tij ekzistuese, kështu që Newcastle do të ishte në një pozicion të fortë për të marrë një tarifë të lartë nëse vendosin të shesin njërin nga lojtarët kryesor. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme