Kurti po qëndron për vizitë në Sarajevë, do të takohet me përfaqësues politikë

07:31 | 6 Dhjetor 2024
K.B

Kryeministri i vendit,  Albin Kurti po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercegovinë. Kurti do të takohet me përfaqësues politikë dhe ata të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”

Kurti sot do të takohet me përfaqësues politikë dhe ata të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.

“Krug 99” ka njoftuar se kryeministri Kurti do të flas në një konferencë e cila fillon nga ora 17:00.

Tema e konferencës është zhvillimi i marrëdhënieve në rajon me referencë të veçantë për Bosnje e Hercegovinën dhe Republikën e Kosovës.

Mediat boshnjake raportojnë se Kurti pritet të takohet me nënkryetarin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Refik Lenda.

Gjithashtu, Kurti do të ketë takim me bashkëatdhetar në Sarajevë.

Kjo është vizita e tij e parë zyrtare si kryeministër në Bosnje e Jercegovinë, pas një vizite më 2018 kur ishte në opozitë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme